Katër ushtarë humbën jetën kur një helikopter ushtarak u rrëzua në një lagje të banuar, në anën aziatike të Stambollit, mbrëmjen e sotme.

Helikopteri ra në një zonë të mbushur me ndërtesa të banuara, tha Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya, i cili shtoi se nuk ka viktima në njerëz.

Imazhet e transmetuara në televizion, treguan re tymi që ngriheshin nga zona, ndërsa në vendngjarje mbërritën menjëherë edhe autoambulancat e zjarrfikëset.

Autoritetet ushtarake turke pranuan rrëzimin e helikopterit dhe thanë se po hetojnë për shkaqet e ngjarjes, por fillimisht duhet të minimizohen dëmet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA