Numri i insekteve në botë po reduktohet madje me ritme shfarosjeje, çka kërcënon një kolaps katastrofik të ekosistemeve të natyrës.
Sipas një raporti më të fundit, më shumë se 40 për qind e specieve të insekteve kanë shënuar rënie domethënëse dhe një e treta janë të rrezikuar. Shkalla e zhdukjes është tetë herë më e shpejtë se ajo e gjitarëve, zogjve dhe zvarranikëve. Masa totale e insekteve po bie me 2.5 për qind në vit, sipas të dhënave që sugjerojnë kështu se ato mund të zhduken brenda një shekulli.
Planeti është në fillim të shfarosjes së gjashtë masive në historinë e tij, me humbje të mëdha të raportuara tashmë tek kafshët më të mëdha, që janë më të lehta për tu studiuar. Por, insektet janë deri më tani, qeniet më të ndryshme dhe më të shumta, duka ia kaluar njerëzimit me 17 herë.
Ato janë të dosmosdoshme për funksionimin e duhur të të gjithë ekosistemeve – thonë kërkuesit, si ushqim për krijesat e tjera, polenizues dhe riciklues të lëndëve ushqyese. Kolapse të popullatës së insekteve janë raportuar së fundmi në gjermani dhe Porto Riko, por studimi i fundit tregon se kriza është globale.
Top Channel