Rusia po planifikon të shkëputet përkohësisht nga interneti, si pjesë e përgatitjeve për një luftë të ardhshme kibernetike.

Testi nënkupton që të dhënat e kaluara ndërmjet qytetarëve rusë dhe organizatave të qëndrojnë brenda Rusisë, në vend që të ndjekin kanalet ndërkombëtare. Një ligj, i cili mandatonte ndryshimet teknike e që nevojitej për të operuar në mënyrë të pavarur, u paraqit në Parlament vitin e kaluar.

Prova, sipas raporteve në mediet e huaja, duhet të realizohet përpara 1 prillit, por nuk ka ende një datë të saktë për të. Ajo është pjesë e projektligjit të quajtur “Programi Kombëtar i Ekonomisë Digjitale”, i cili kërkon nga autoritetet ruse të garantojnë se mund të veprojnë edhe të vetme, në rast se fuqitë e huaja e izolojnë vendin nga interneti.

NATO-ja dhe aleatët e saj kanë kërcënuar vazhdimisht se do ta sanksionojnë Rusinë për sulmet kibernetike dhe ndërhyrjet e tjera në internet, të cilat Moska i mohon. Masat e nënvizuara në projetkligj përfshijnë edhe krijimin e versionit të saj të sistemit të adresave në rrjet, i njohur si DNS, në mënyrë të tillë që të veprojë edhe nëse ndërpriten lidhjet me serverat e ndodhur jashtë kufijve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA