Vlogerja simpatike Artes Ferruni ishte e ftuar sot në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të folur mbi sfidën e famshme “Project 24”.
Ky i fundit është një projekt të cilin Artes e krijoi prillin e kaluar, pikërisht në ditën e ditëlindjes së saj të 24-t. Ajo shpjegoi se në atë moment i lindi ideja e daljes jashtë zonës së komfortit, për të provuar gjëra që nuk i kishte bërë kurrë në jetën e saj.
24 vjeçarja rrëfeu se dy sfidat e para i realizoi po ditën e ditëlinjdes, ku fillimisht doli në rrugë me një pankartë ku kërkonte përqafime e më vonë e festoi ditëlindjen me njerëz të panjohur, që iu përgjigjën thirrjes së saj në instagram.
Vlogerja tregoi se ka filluar të sfidojë veten edhe me ngjitje malesh, madje ka planifikuar që ditëlindjen e radhës ta festojë në Malin e Korabit, sërish me njerëz që nuk i njeh.
Top Channel