Dështojnë bisedimet në Shba, qeveria rrezikon rimbylljen

11/02/2019 14:54

Bisedimet mes republikanëve dhe demokratëve në Kongres, që synojnë të evitojnë një tjetër mbyllje të qeverisë amerikane, kanë dështuar pa asnjë marrëveshje.

Negociatorët shpresonin të arrinin një marrëveshje deri të hënën për ti dhënë më pas kohë kongresit të miratojë legjislacionin deri të premten, kur edhe marrëveshja e muajit të kaluar për financimin federal, përfundon.

Bllokimi ka në qendër kërkesën e demokratëve për të kufizuar arrestimin e emigrantëve të paligjshëm që janë aktualisht në SHBA. Demokratët duan që zyrtarët e emigracionit dhe doganave të përqendrohen në arrestimin e emigrantëve më të dhëna kriminale në vend që të ndalojnë të gjithë ata që kanë qëndruar në SHBA përtej vizave.

17 negociatorët nga Senati dhe Dhoma e përfaqësuesve kanë shqyrtuar edhe mundësinë e 1.3 deri në 2 miliardë dollarë financime për murin në kufirin me Meksikën, të kërkuar nga Trump, por kjo shifër ka qenë larg 5.7 miliardë dollarëve të kërkuara nga presidenti.

Mbyllja e mëparshme e qeverisë, zgjati për 35 ditë dhe ishte më e gjata në historinë amerikane. Qindra e mijëra punonjës qëndruan në shtëpi apo punuan pa pagë. Kostoja për ekonominë amerikane llogaritet të ketë qenë rreth 11 miliardë dollarë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA