Ceremonia e çmimeve të akademisë britanike të filmit, BAFTA, shërbejnë si tapeti i kuq i fundit, i rëndësishëm, para finales së madhe të oskarëve që do të mbahet më vonë, këtë muaj.

Për shkak të një përplasjeje kalendarike me ceremoninë e çmimeve Grammy në Los Angelos, Lady Gaga, një prej fitueseve të mëdha të sezonit, mungonte në ‘Albert Hall’ në Londër, të dielën në mbrëmje, por sidoqoftë, kishte ende shumë vipa që nuk mund të mungonin.

 “The Favourite” ishte fituesi i madh i mbrëmjes, me dramën komedi të periudhës së shekullit të 18 që rrëmbeu shtatë çmime. Ndërkohë që yjet e filmit, shkëlqyen në tapetin e kuq, mbi të gjitha Alivia Colman dhe Rachel Weisz.

Në ceremoninë e çmimeve BAFTA, shkëlqyen ndërkohë duka dhe dukesha e Kembrixhit, mes të ftuarve të profilit të lartë. Me Kate Middleton të veshur me një fustan të Aleksander Mekkuin dhe vathë me perla të princeshës Diana.

Rami Malek dhe Mahershala Ali  morën çmimet aktori më i mirë dhe aktori më i mirë mbështetës për rolet e tyre në “Bohemian Rhapsody” dhe “Green Book” .

“Roma” u vlerësua filmi më i mirë ndërsa filmi “A star is born” mori çmimin për muzikën më të mirë origjinale.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA