Ndërsa Dua Lipa rrëmbeu dy trofe në ceremoninë e çmimeve Grammy, shqiptarja tjetër, Bebe Rexha, ka tërhequr jo pak vëmendje, me stilin e saj.
Ajo e përshkoi tapetin e kuq, duke u ndjerë siç e përshkruan veten ajo, si një princeshë, me fustanin e saj të kuq, pasi më herët i kish rrëfyer fansave se disa stilistë kishin refuzuar ta vishnin për ngjarjen e madhe. Këngëtarja shqiptare, 29 vjeçare, u shfaq në tapetin e kuq të ceremonisë së përvitshme të çmimeve Grammy, me një fustan shumë dekolte prej tyli. Për të kompletuar imazhin kishte vendosur edhe një varëse me diamantë që kombinohej me vathët dhe byzylykun.
“Kam veshur një fustan Monsoori. Ai ka fituar çmimin e parë të Vogue Arabia për stilimin dhe ka punuar shumë me trupin tim. Ndjehem shkëlqye. Doja një pamje princeshe, por jo vetëm kaq. Kisha Karl Lagerfeld, Jeremy Scott, Moschino, Christian Siriano dhe Michael Costello që më dërguan fustane dhe kjo ishte diçka e shkëlqyer. Unë me të vërtetë nuk e prisja këtë, ndaj, prapanica ime me masë 8 është këtu në tapetin e kuq” tha këngëtarja.
Imazhi i saj në tapetin e kuq është diskutuar gjatë pasi ajo doli në instagram disa javë më parë për të njoftuar fansat se disa stilistë nuk donin ta vishnin atë për shkak të përmasave.
Top Channel