Gersi Troka është një fëmijë me Sindromën Down, por kjo nuk e ka penguar pasionin e tij për notin. Ai është një nxënës shumë i mirë dhe kalon pothuajse të gjithë paraditen në mësimin e programeve më të reja kompjuterike.
Trofetë e tij janë të shumta dhe konkurset ndërkombëtare në të cilat Gersi ka marrë pjesë I kanë dhënë atij mundësinë që të kërkojë më shumë nga vetja, por dhe nga shoqëria.
I ftuar në rubrikën “Protagonist Ndryshe” në “E Diell” përballe Emiliano Lules, Gersi ndër të tjera dha një mesazh të thjeshtë, por shumë të fuqishëm:
-“Të ndihmohen fëmijët me aftësi ndryshe, të mbështeten të afërmit e tyre, të na japin kurajo për aktivitete të tjera të mëdha”- shprehu ai.
Dhe mbështetjen e parë ia dha “E Diell” përmes dhurimit të një laptopi që Gersi të kishte mundësi të ushtrohej më shumë në kompjuter.
Gersi na kujtoi diçka, ai është si të gjithë ne, me të njëjtat pasione e dëshira, e kur bazohet gjithçka tek vullneti, puna dhe sakrifica, gjithmonë do t`ia dalësh!
Top Channel