“Ndrysho botën e tjetrit!” Nisma e bamirësisë e Arbana Osmanit dhe Fondacionit “Golden Eagle”

09/02/2019 23:14

Ditën e sotme në profilin e saj në “Instagram” moderatorja Arbana Osmani publikoi një video në të cilën zbuloi se Fondacioni “Golden Eagle” në bashkëpunin me programin “Dua të të bëj të lumtur” kanë nisur një fushatë bamirësie që do t’i ndryshojë jetën shumë familjeve shqiptare në nevojë.

Në program Arbana kishte ftuar drejtorin e kompanisë “Golden Eagle”, zotin Shaqir Palushi, i cili i dhuroi zonjës Antoneta dhe vajzave të saj një shtëpi.

Kjo nuk është hera e parë që kompania ndërmerr fushata të ndryshme bamirësie, pasi që prej vitit 2015 ka ndërtuar disa shtëpi për njerëzit në nevojë si dhe ka ndihmuar disa spitale në përmirësimin e kushteve të shërbimit.

Moderatorja tregoi se ky projekt do të zgjasë 3 muaj dhe se për cdo pije që do të shitet, 5 lekë do të shkojnë për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA