Pas pak në ekranin e Top Channel nis mbrëmja e 4-t e Audicioneve të Fshehura.

Emocionet janë të vështira të kontrollohen si nga trajnerët po ashtu edhe nga konkurrentët e vegjël të cilët do të ngjiten në skenë për të provuar zërin e tyre.

Ka akoma vende të lira në skuadrat e secilit prej trajnerëve dhe për këtë arsye lufta mes tyre sa vjen e bëhet edhe më e fortë.

Edhe sonte ashtu si në spektaklet e kaluara të kësaj faze do të njiheni me historitë dhe talentin e fëmijëve të cilët janë të vendosur që të bëhen pjesë e aventurës së “The Voice Kids”.

Një e nga një ata do të ngjiten në skenën magjike të Audicioneve të Fshehura për të na emocionuar me performancat e për të bërë për vete trajnerët.

Top Channel