“Top Show”/ Përdhunimi i 13-vjeçares në Kavajë, Juli Ristani: Djemtë synonin prostituimin e saj

05/02/2019 22:39

Gazetarja e Top Channel, Juli Ristani, e ka ndjekur nga afër rastin e përdhunimit të 13-vjeçares në Kavajë përmes shantazhit.

Në emisionin “Top Show”, ajo ka zbuluar detaje rrënqethëse, teksa ka treguar se të miturit pas abuzimit permanent me të miturën kishin bërë plan të bënin prostituimin e vajzës.

“Pse mos të nxjerrim disa lekë nga ajo?- thonin ata”, tregon Juli Ristani.

Top Channel