Këngëtarja e talentuar Enxhi Nasufi ishte një nga të ftuarat e sotme të “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të folur mbi projektin e saj më të ri muzikor të titulluar “Ti”.

Pasi zbuloi më tepër nga prapaskenat e xhirimit të klipit si edhe foli për shkëputjen gati 2-vjeçare nga muzika, Enxhi tha se tanimë ka shumë plane dhe projekte në dorë.

Bieta ndaloi ta pyeste për ndonjë bashkëpunim të mundshëm dhe 23-vjeçarja shprehu hapur dëshirën për të patur një këngë me miken e saj Dafina Zeqirin apo këngëtarin e njohur Alban Skënderaj. Më tej, ajo shtoi se i sheh shumë të suksesshëm edhe bashkëpunimet me repera, duke përmendur McKresha, Lyrical Son dhe Capital T si më të preferuarit e saj.

E kur u pyet për ata me të cilët nuk do të bashkëpunonte kurrë, Enxhi u tregua e sinqertë edhe pse nuk përmendi emra konkret. Sipas saj, nëse do të refuzonte të bashkëpunonte me dikë, arsyeja kryesore do të ishte mospërputhja artistike mes tyre, por nuk do të ndikohej aspak nga emri apo karriera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA