Programi maratonë që do t’iu mbërthejë përpara ekranit vjen sot në orën 15:15, në shtëpinë e gjithë shqiptarëve me një ditë të fundit të javës ndryshe.

Një spektakël kushtuar tërësisht familjes, dhe po ashtu në një fashë orari ku të gjithë janë para ekranit për të pritur argëtim, të qeshura, për të marrë informacion apo frymëzuar nga personazhe publikë.

Kush janë personazhet më të kërkuar për momentin? Ata do të jenë pjesë e spektaklit me intervista që shkojnë përtej famës në Instagram.

Por ka edhe më. Për të gjithë fëmijët ka një laborator të krijuar enkas për ta, ku do të testohen për njohuritë e tyre. Gjithçka është gati për të kaluar orë të këndshme në shoqërinë e “E diell”.

“Jemi më gati se kurrë”, shprehet Edi Manushi. “Do të vijë një format krejtësisht ndryshe, shumë herë më dinamik. Me shumë personazhe të reja dhe rubrika që s’jua pret mendja”, tha Nevina Shtylla.

“Përveç pjesës time që do jetë prezantimi dhe kënga do të kemi edhe një këngëtare tëjetër të vogël që e kemi marrë hua nga Voice. Që është Ana”, tha Fjoralba Ponari.

Po ashtu rubrika që promovojmë Shqipërinë, talente të rinj të shkollave me prurjet e tyre në teknologji, do i kushtohet një hapësirë edhe look-ut, sfidave, muzikës, lojërave me VIP-at apo baletit.

Nëse doni të fitoni “Lotaria Kombëtare” ka rezervuar një sërë çmimesh speciale, për t’iu dhënë shansin të gjithëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA