Rezultati i dobët në zgjedhje/ LDK thërret Kuvendin e partisë, pritet miratimi i dorëheqjes së kryetarit Rreth 22 mijë shërbyes civilë në administratën lokale dhe qendrore në Kosovë të martën filluan grevë njëorëshe, duke kërkuar nivelizim të pagave me sektorë të tjerë publikë.
Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës, thotë së shërbyesit civilë ndjehen të diskriminuar dhe nuk trajtohen të barabartë sa i përket nivelit të pagave.
Sipas saj, nëse Qeveria e Kosovës nuk reflekton karshi kërkesave të shërbyesve civilë, greva mund të mbahet gjatë orarit të plotë të punës, nisur nga e mërkura.
Përfaqësuesi i Këshillit Grevist të shërbyesve civilë, Ali Sefaj, thotë se me grevën e tyre, shërbyesit civilë nuk duan të paralizojnë shtetin, por kërkojnë reflektim ndaj kërkesave të tyre.
Paga mesatare e shërbyeseve civilë në Kosovë është 340 euro. Ndërkohë, edhe sistemi i arsimit në vend ka hyrë tashmë në javën ë tretë të grevës, duke kërkuar rritjen e koeficientit të pagës për 30%.
Në grevë për më shumë së një muaj janë edhe mjekët kirurgë në Kosovë. Ligji për pagat është në fazën e shqyrtimit parlamentar, kurse më 31 janar pritet që të procedohet në Kuvend për miratim.
Top Channel