Në Lion të Francës është zhvilluar kampionati botëror i brumërave, ku konkurrentët janë përballur me sfidën më herët të paimagjinueshme në historinë e pasur të ëmbëlsirave në vend; asnjë produkt që vjen nga kafshët; vetëm kekë veganë. 21 vende morën pjesë në kompeticionin final, që organizohet çdo dy vite në panairin e gastronomisë së Lionit
Konkurrentët kishin 10 orë në dispozicion për të përgatitur një ëmbëlsisë me bazë çokollate dhe mjalti, një ëmbëlsirë të ftohtë me fruta dhe një tjetër pa gjalp, pa krem, pa vezë apo cfarëdolloj produkti tjetër shtazor. Për më tepër, skuadrat duhet të krijonin edhe tre skulptura prej çokollate, sheqeri dhe akulloreje.
“Kampionati gjithnjë ka qenë një garë ku ne sjellim inovacione, trende të reja dhe këtu e ka vendin edhe ëmbëlsira vegane që përshtatet me esencën e kompeticionit, sjelljen e risive në industri”, u shpreh Philippe Rigollot, President of the World Pastry Cup.
Për syrin e lirë, asnjë nga krijimet nuk dukej i ndryshëm nga ëmblësirat klasike edhe pse ato ishin bërë me qumësht soje, lajthi dhe fruta.
Tendencat vegane dhe vegjetariane, po bëhen gjithnjë e më të pranishme, me risi nga më të ndryshmet dhe më të paimagjinueshmet. Siç ndodh në një hotel në kinën lindore, që ka menduar ti ofrojë klientëve të tij, një eksperiencë unike.
Një vaskë kolektive, të mbushur me perime dhe fruta, ku njerëzit mund të zhyten. Vaska e rrallë ka si qëllim të tërheqë sa më shumë klientë, veçanërisht tani në prag të vitit të ri hënor, që nis javën e parë të shkurtit.
Top Channel