Një i ri është arrestuar nga policia pasi thyen urdhrin e Gjykatës dhe largohet nga banesa me një automjet, duke e drejtuar këtë të fundit pa patentë.

24-vjeçari ishte nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe burimet policore raportojnë se Njësia Operacionale e Sigurisë Rrugore pas sinjalizimit nga qytetarët, në aksin rrugor “Kopshti Botanik – Rrethrrotullimi i TEG-ut” ka konstatuar një drejtues mjeti, i cili po qarkullonte në mënyrë jonormale dhe nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

Shenjës së patrullës për të ndaluar, drejtuesi nuk i është bindur dhe patrulla është vënë në ndjekje të tij. Në mes të ndjekjes drejtuesi e ka braktisur mjetin, por është kapur nga punonjësit e Njësisë Operacionale në tentativë për t’u larguar.

Drejtuesi i mjetit shtetasi D. Sh., rezultoi i pa pajisur me leje drejtimi, pa vendosur rripin e sigurimit, si dhe nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se për këtë drejtues mjeti, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale të “Kanosjes me armë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA