Gjyqi i El Çapos u kthye në “Narkos” këtë javë, kur në sallë hyri aktori që luan pikërisht El Çapon në serialin e famshëm të Netflix.

Aktori Alejandro Edda ishte në sallë dhe u ngrit menjëherë në këmbë kur u hap dera dhe hyri El Çapo i vërtetë, të cilit i ndriti fytyra sapo pa aktorin që e luan në një prej serialeve më të ndjekur në Netflix, “Narcos”.

Të dy përshëndetën njëri-tjetrin me një lëvizje koke, ndërsa Edda, aktori që kishte ardhur me avion që nga Meksika, vazhdoi të mbante shënime e madje përdori një palë dylbi për ta parë më mirë mafiozin 61-vjeçar.

FOTO GALERI
1/18
Ndërkohë që El Çapo vuan dënimin, djemtë e tij vazhdojnë biznesin dhe nuk kanë turp ta shfaqin pasurinë. “Ky është problemi im çdo mëngjes”, thotë njëri prej djemve, për të treguar se s’di ç’makinë të zgjedhë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA