Trageti Vlorë-Brindisi anulon udhëtimin, shkak moti i keq

28/01/2019 09:29

Moti i përkeqësuar në Vlorë ka sjellë dhe paralizimin e lundrimit në det të mjeteve lundruese.

Deti me fuqi deri në 9 ballë në det të hapur, dallgët me lartësi 5 metra, si dhe shpejtësia e erës 15-20 m/s rrezikojnë mjetet lundruese që të dalin në det.

Fuqia e erës pritet të shtohet edhe më shumë gjatë orëve në vijim, për këtë arsye kapiteneria e Portit të Vlorës ka vendosur që trageti i linjës Vlorë Brindisi të mos niset sot drejt Italisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA