Fernando Alonso shkruan një tjetër faqe të historisë së garave automobilistike. Piloti spanjoll që tashmë i ka thënë lamtumirën Botërorit të Formula 1, ka arritur të fitojë garën e 24 Orë të Daytonës në një garë ku reshjet e shiut ishin një faktor i rëndësishëm që ndikoi shumë në këtë garë.
Alonso në këto kushte arriti të bëjë diferencën në pistë ku vendimtar rezultoi parakalimi ndaj Nasr, përpara se komisarët e garës të valvisnin flamurin e kuq për mbylljen e garës 2 orë përpara kohe.
Alonso e arriti këtë fitore edhe falë kontributit të shokëve të tij të skuadrës Kobayashi, Taylor dhe Van der Zande.
Për Fernando Alonson, suksesi në Daytona është i dyti në karrierën e tij në kompeticionet jashtë Formula 1, pas atij të arritur disa muaj më parë në garën e 24 Orë të Le Mansit.
Spanjolli e nisi garën e së dielës në tokën amerikane nga vendi i gjashtë, por në fund arriti të fitojë i ndihmuar edhe nga ndërhyrjet e njëpasnjëshme të makinës së sigurisë në pistë dhe flamurit të kuq që u valëvit 2 herë për kushtet aspak optimale të motit në të cilat u zhvillua evenimenti.
Top Channel