Numri i makinave të vjedhura në Britaninë e Madhe është dyfishuar në pesë vitet e fundit, njoftuan autoritetet.

Sipas statistikave, 111,999 automjete u vodhën në 2017-2018, që është 75,308 më shumë se në periudhën 2013-14.

Kjo do të thotë se një makinë është vjedhur çdo pesë minuta në Britaninë e Madhe, ose 300 automjete të grabitura çdo ditë.

Ekspertët thonë se rritja e këtij krimi, është si rezultat i metodave te sofistikuara teknologjike të grupeve kriminale dhe shkurtimit të buxhetit të policisë për patrullimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA