I ftuar natën e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte aktori i dashur i humorit, Agron Llakaj. Ai ishte ftuar nga moderatorja, Arbana Osmani për të surprizuar Nailen, por Arbana kishte përgatitur një kundër surprizë për Agronin.
Surpriza për të ishte mbesa e tij, Adea, e cila kishte disa kërkesa për gjyshin e saj. Para disa muajve Agron Llakaj është bërë sërish gjysh dhe për këtë arsye Adea kishte filluar të bëhej xheloze.
Sipas saj gjyshi i kushtonte më shumë vëmendje nipit, Teos dhe se ajo ndihej e mënjanuar. Agroni i emocionuar dhe i përlotur iu drejtua mbesës së tij me këto fjalë:
“Gjyshi e do shumë Teon, vëllanë tënd dhe fëmijët e tjerë që do vijnë pas tij, por ti je motivi i jetës sime. Mëso ta ndash botën me të tjerë sepse kështu do të jetë akoma edhe më e bukur!”
Adea u shpreh se idhulli i saj është gjyshi dhe të gjithë duhet dinë se ajo është mbesa e aktorit të madh, Agron Llakaj.
Top Channel