Vetëm pak momente pasi Gjergj Kastrioti mbylli sytë, Lek Dukagjini nisi të rrihte gjoksin me forcë e të shkulte flokët, siç shkruan Marin Barleti. Është i njëjti rit që Akili e bëri mbi varrin e Patroklit gjatë kohërave të luftës së Trojës.
Ne e njohim si “gjama e burrave” një nder traditat e moçme e fort enigmatike që tregojnë vjetërsinë e një populli.
Por ku i ka fillesat me saktësisht “Gjama e burrave?” A ka dëshmi të prekshme të këtij riti të lashtë? Si është pasuar brez pas brezi nga Ilirët , arbërorët tek shqiptaret e sotëm. Për fat dëshminë që në kohë të hershme nuk mungojnë.
Cikli Gjurmë Shqiptare i gazetarit Marin Mema sonte në orën 20:10 përveç anës historike do të risjellë si kurrë më parë të riprodhuar edhe gjamën e mbajtur mëse 5 shekuj e gjysëm më parë mbi trupin e Gjergj Kastriotit.
Top Channel