24/12 18:45
I ftuar nga gazetarja Xhesika Muçaj në emisionin Pop Culture, Ervini ka treguar vendimin e tij për ofertën nga Shef Renato. Ervini ka pohuar se nëse arrin të gjejë një rrugë të mesme mes dy profesioneve, do kishte kënaqësi të punojë në kuzhinën e Renato Mekollit.
Ervini përveçse kuzhinier, është edhe konsulent privat, profesion ky i cili nuk i jep mjaftueshëm kohë që t’i përkushtohet kuzhinës.
Ervini gjithashtu ka zbuluar disa projekte të ardhshme, që do të sjellë së shpejti në Tiranë. Kuzhinë me ushqim të shëndetshëm e ka quajtur ndryshe ai.
Top Channel