E kuronte për një sëmundje tjetër, ndërkohë që vajza vuante nga autizmi / Mamaja surprizon të bijën në programin “Dua të të bëj të lumtur”

19/01/2019 21:45

Programi “Dua të të bëj të lumtur” solli mbrëmjen e sotme historinë e Denadës dhe vajzës së saj Emilisë, e cila kishte çrregullime të spektrit autik.

Denada në moshën 20-vjeçare ishte martuar dhe pas disa vitesh kishte sjellë në jetë vajzën e dytë Emilinë. Kur vajza kishte filluar të rritej, Denada kishte vënë re se ajo nuk ndërvepronte si gjithë fëmijët e tjerë.

Disa vite më vonë zbuloi se ilaçet që i kishin dhënë mjekët Emilisë nuk ishin të duhurat dhe se vajza kishte çrregullime të spektrit autik. Nëse do e kishte zbuluar në kohën e duhur, Emili mund të kishte më shumë përmirësime.

“Mami të do shumë dhe të falënderoj që je pjesë e jetës sime! Ti je lumturia ime, por dhe e familjes! Falënderoj Zotin që më fali një vajzë si ti!”,- ishin fjalët me të cilat iu drejtua Denada, Emilit.

Kjo nuk ishte surpriza e vetme që mamaja kishte menduar për vajzën e saj. Denada kishte ftuar mësuesen kujdestare dhe shokët e klasës së Emilisë.
Mësuesja gjatë bisedës me moderatoren, Arbana Osmani, tregoi se mësuesit duhet të trajnohen dhe të kenë më shumë informacione rreth kësaj sëmundjeje.

Ajo tha që Emili është një vajzë tepër e shkathët dhe të gjithë shokët dhe shoqet e klasës e duan dhe e mbështesin atë. Gjithashtu edhe shokët e klasës rrëfyen se Emili është një shoqe me shumë vlera dhe tepër e dashur për ta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA