Stafi i Mercedes dhe admiruesit e kësaj skuadre e të botërorit të Formulës 1, marrin lajme të mira nga Niki Lauda, që duket se ka njohur përmirësim të gjendjes së tij shëndetësore.

Ish piloti austriak, 3 herë kampion bote, ka dalë nga spitali Allgemeinen Krankenhaus i Vjenës ku ishte shtruar për rreth 10 ditë, duke qëndruar në terapi intensive për shkak të një forme të rëndë të gripit, që e mori gjatë pushimeve të festave të fundvitit në Ibiza.

Lauda që në 22 shkurt do të festojë 70-vjetorin e tij të lindjes, e kishte ende të dobët sistemin e tij imunitar pas transplantit në mushkëri të kryer në muajin gusht, kështu që u dërgua menjëherë në spital për të qenë nën vëzhgimin e mjekëve.

Gjendja e tij u përmirësua ndjeshëm dhe sipas agjencisë së lajmeve APA, stafi mjekësor i dha lejen për të lënë spitalin e të shkojë në shtëpi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA