U arrestua me grupin e “Bajrajve”, Gjykata ndryshon masën e arrestit për Armir Grimën
17/01/2019 19:22
Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lehtësuar masën e sigurisë për ish-trajnerin e kombëtares së femrave, Armir Grimën.
Ish-trajnerin e kombëtares së femrave do të vijojë të jetë nën hetim, por nuk do të qëndrojë më në qelinë e burgut, Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda vendosi të zëvendësojë masën e arrestit në burg në arrest shtëpie.
Grima u arrestua në kuadër të operacionit “Volvo 4”, si anëtar i grupit Bajri, ai dyshohet se është përfshirë në trukimin e ndeshjes së Kategorisë së Parë mes Vllaznisë B dhe skuadrës së Tërbunit të Pukës.
Top Channel