Nasser Al Attiyah është virtualisht fituesi i këtij edicioni të “Rally Dakar”, në kategorinë e makinave.
Piloti nga Katari fitoi etapën e 9, që është e parafundit e turneut, duke lënë në vendin e dytë Nani Romën, me 4 minuta e 58 sekonda më shumë, ndërsa i treti u pozicionua De Viliers.
Etapa e fundit e “Rally Dakar” është ajo prej 359 km, që do të nisë në OPisco e do të përfundojë në Lima.
Në këtë pikë, Al Attiyah do t’i duhet vetëm të administrojë avantazhin e krijuar, prej pak më shumë se 51 minutash në renditjen e përgjithshme, për të zyrtarizuar fitoren e “Rally Dakar”.
Ndërsa për motorë, fitorja e etapës së 9 i shkoi Michael Metge, me 3 orë, 46 minuta e 38 sekonda, duke lënë në vendin e dytë Daniel Jager, ndërsa në të tretin u pozicionua Pablo Quintanilla.
Për t’u theksuar është se pretendentët për fitoren e “Rally Dakar” në këtë kategori prerefuan të studionin njëri-tjetrin, duke e nisur e mbyllur bashkë etapën.
Në renditjen e përgjithshme, Toby Price vazhdon të kryesojë, i ndjekur nga Quintanilla në vendin e dytë me 1 minutë e 2 sekonda më shumë, ndërsa i treti është kampioni në fuqi Walkner.
Top Channel