
23/02 22:38
Gerti Shima është një emër shumë i njohur për sportdashësit e basketbollit.
Ai është kapiten i kombëtares kuq e zi në basketboll, por edhe kapiten i ekipit të Tiranës. E ka nisur basketbollin në moshën, 15-vjeçare dhe ndeshjen e parë si profesionist e ka bërë në vitin 2000. Kapiteni i Kombëtares, shtatlarti 204 cm, numëron mbi supe rreth 40 tituj të fituar. I ftuar në
“Wake Up”, kampioni tregoi ndër të tjera për kushtet skandaloze të cilat stërviten dhe arsyen pse tifozët po i largohen çdo ditë e më shumë këtij sporti që dikur mbushte shkallët e pallatit të sportit.
Top Channel