E ftuar në emisionin Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja, ekspertja e shkencave të komunikimit Edlira Gjoni, deklaroi se pjesëmarrja në protestën studentore është zbehur për faktin se ata nuk zgjodhën një përfaqësi.

“Është zbehur pjesëmarrja dhe për fat të keq tani studentët po shihen si pengesë, nga shpresë që shiheshin. Ata nuk krijuan një grup emblematik që do t’i përfaqësonte ata për dialog. Ky mosorganizim çoi në paketën që është mekanizëm politik më shumë për votuesit sesa për studentët”, sqaroi Gjoni.

Kur u pyet se kush doli i fituar nga kjo protestë, Gjoni tha: “Nuk shikoj të përfitojnë studentët nga kjo protestë. Qeveria do ta anashkalojë edhe këtë problem, njësoj si të tjerët”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA