Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, deklaroi në Top Talk se mazhoranca nuk e ka mendjen te Presidenti Ilir Meta, por te njerëzit, duke shtuar se gjatë periudhës së fundit janë 3-4 vendime të Metës që bien në kundërshtim me Kushtetutën.

“Në gjithë këto ditë, mund të numëroj 3-4 vendime të tij që bien në kundërshtim me Kushtetutën. Presidenti, në kompetencat e tij, nuk e ka aspak të drejtën e refuzimit të propozimeve nga kryeministri. Të gjendur në këtë situatë, për të mos humbur kohë, kryeministri ka vendosur që rolin e rëndësishëm të ministrit të Jashtëm ta ushtrojë vetë kryeministri, derisa të shprehet Gjykata Kushtetuese”, tha Balla.

“Ne po humbim kohë me këto sjellje të tij. Propozimi i kryeministrit është kushtetues, vetë Meta ka mbajtur dy pozicione. Sot, Presidenti nuk po sillet si President, por si kryetar opozite dhe kjo e ka dëmtuar institucionin e Presidentit”, shtoi Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA