“Australian Open”, kualifikohen Williams dhe Nishikori

15/01/2019 11:27

Serena Williams e nisi mjaft mirë aventurën e saj në “Australian Open”. Tenistja amerikane u kualifikua për në raundin e dytë të turneut të parë “Grand Slam” të vitit, pasi mundi gjermanen Tatjana Maria 2-0.

Serenës iu deshën vetëm 49 minuta lojë për ta fituar këtë ndeshje, duke i mbyllur setet 6-2 dhe 6-0.

Mjaft mirë e nisi turneun e “Australian Open”-it edhe Eugenie Bouchard, që eliminoi në raundin e parë kinezen Peng 2-0. Edhe për tenisten kanadeze, ndeshja ishte shumë e lehtë, pasi ajo i fitoi setet me rezultatin 6-2 dhe 6-1, brenda 59 minutave lojë.

Në kampin e meshkujve, Kei Nishikori siguroi një vend për në raundin e dytë të këtij turneu, pasi kaloi polakun Majchrzak.

Sfida ishte e rivalizuar dhe shkoi deri në setin e pestë, pasi rezultati ishte barazim 2-2. Në setin final, polaku shfaqi probleme dhe u tërhoq në momentin kur Nishikori po kryesonte 3-0.

Për në raundin tjetër u kualifikuan edhe Fabio Fognini, Alexander Zvererv e Stanislas Wawarinka, që eliminuan respektivisht Munar, Gulbis dhe Bedenen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA