“Do marrim masa!” Ç’ndodhi me Parashqevi Simakun në spital? Iliriani paralajmëron dy infermieret shqiptare: Nëse ndodh sërish…
22/01 23:11
Në emisionin Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla komentoi gjuhën e ditëve të fundit të përdorur nga opozita, e cila ka nota të një konflikti social.
Kur u pyet nëse mund të ketë një ’97 të dytë në Shqipëri, Balla tha: “Ne jemi në fillim të sesionit dhe uroj që opozita ta kuptojë si përgjegjësi mandatin që i ka dhënë populli. Mandatet duhen përdorur për forcimin e dialogut. Parlamenti është institucioni i opozitës. Mungesa pa argument në Parlament është në disfavor të opozitës. Me sa kam konstatuar, besoj se sesioni i ri parlamentar do ta ketë opozitën aktive në Parlament”.
Top Channel