“Realizmi socialist”/ Disa vepra të ndërthurura me teknologjinë u përzgjodhën për një eksperiencë ndryshe
24/11 13:04
Sot, në emisionin në Shtëpinë tonë u transmetua një kronikë e dedikuar për shkollën Bauhaus.
Shkolla e Bauhaus ishte një shkollë që u startua në Gjermaninë e vitit 1919, në Dessau nga arkitekti i mirënjohur Walter Gropius.
E konceptuar si një shkollë dizajni që do të sillte të gjitha artet në funksion të krijimit praktik, Brauhaus mendohet të ketë qenë origjina e mendimtarisë të dizajnit modern dhe stilit të sotëm të ndërtimeve e dizajnit.
Bauhaus hodhi themelet e koncepteve arkitekturore, nisur nga hapësirat, madhësitë, format dhe përfshirjen e mendimit të lirë.
Në 100 vjetorin e kësaj shkolle, Saimir Kristo, pedagog i arkitekturës na flet mbi të veçantat e kësaj shkolle kaq revolucionare.
Top Channel