![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/06/fff_sd-1-4-800x450.jpg)
Presidenti Meta refuzon propozimin për emërim të z. Gent Cakaj, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Presidenti Ilir Meta ka refuzuar dekretimin e Gent Cakajt si ministër të Jashtëm.
Kreu i shtetit rendit arsyet e kthimit të dekretit duke theksuar se ai nuk ka përvojë si dhe ka mbajtur qëndrime publike të papranueshme për çështjen e kufijve të Kosovës.
Gent Cakaj u propozua të emërohet nga kryeministri Edi Rama në postin e lënë bosh nga Ditmir Bushati, i cili u shkarkua nga kryeministri gjatë Asamblesë Kombëtare që u mbajt më 28 dhjetor.
Kjo është hera e parë që një president refuzon dekretimin e një ministri të jashtëm. Por kujtojmë se Meta refuzoi fillimisht edhe dekretimin e Sandër Lleshajt, por pas tërheqjes së tij nga titulli i Gjeneralit, Presidenti e dekretoi atë.
“Në Përditësim”
Top Channel