Arti hap Vilën 31/ Instalacione dhe kujtesë historike, godina e famshme e komunizmit mirëpret publikun pas incidentit gjatë protestës së opozitës
20/03 15:42
E ka nisur karrierën e tij si DJ dhe aktualisht është ndër më të njohurit në Kosovë, por vitet e fundit ai ka vendosur që ta sprovojë veten edhe si këngëtar, ku ka treguar se edhe në këtë fushë është mjaft “dinak” pasi menjëherë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
Bëhet fjalë për këngëtarin pejan Ernest Zeka, por që emri i tij i artit është Estto. Këtë herë pas disa projekteve të suksesshme, ai ka ardhur në bashkëpunim me Florian Beqirin, duke sjellë këngën “Hajde Zemër”.
Muzika për të duket se është e trashëguar, pasi Estto ka dajë Besnik Qakën, vokalistin e grupit NRG BAND, me të cilin ka bashkëpunuar për të realizuar edhe disa projekte të suksesshme të grupit në fjalë.
Top Channel