Hanna Ayluard është një vajzë që nuk ka asnjë mangësi fizike, dhe është lidhur me Shane Burcaw, i cili ka Atrofi Muskulore të Shpinës. Për këtë arsye, ajo sulmohet vazhdimisht në internet nga njerëz që e quajnë lidhjen e saj “të shpifur” dhe “anormale”.
Sulmet kanë ardhur pasi çifti nga Pensilvania e SHBA-ve nisi të psotojë foto në Youtube dhe në blogje të ndryshme.
25-vjeçarja thotë që sa herë poston një video në internet me të dashurin e saj 25-vjeçar, njerëzit fillojnë e komentojnë me teori të ndryshme se pse mund të jenë lidhur.
Shumë të tjerë, gjithsesi, e mbështesin çiftin që kanë 3 vite bashkë tashmë.
Vajza i shkroi Shane-it pasi e ndoqi në një dokumentar për jetën e tij, dhe sot po planifikojnë të kenë fëmijë.
Top Channel