Në lojërat elektronike, ai zgjidhte gjithmonë Gattuson, ndërsa tani do ta ketë në stol si trajnerin e ardhshëm dhe njeriun që do ta përshtasë me futbollin italian.

Lucas Paquetá u prezantua këtë të martë si blerja më e re e Milanit, duke vlerësuar kuqezinjtë si një skuadër historike, e duke treguar pse zgjodhi pikërisht këtë spond të Milanos, edhe pse kishte dhjetëra oferta.

“Mendoj se te Milan është vendi i duhur dhe, në momentin që më kërkuan, bashkë me familjen vendosa për të ardhmen këtu. E di që do të duhet të përballem me historinë, pasi tani jam në një klub të madh dhe, kush ka veshur këtë fanellë para meje, ka fituar tituj e kupa”, tha talenti brazilian.

Paquetá tregoi gjithashtu se ku mund të luajë në formacionin e Milanit e kush janë goditjet e tij më të mira.

“Jam një futbollist ofensiv dhe kërkoj gjithmonë të arrij te goli. Serie A është më shumë fizike, por do të përpiqem të përshtatem shpejt. Për rolin tim ende nuk kam folur, por më pëlqen mesfusha. Gjithsesi, mendoj se kush luan me Milanit duhet të jetë gati për gjithçka. Kakà është idhulli im dhe shpresoj që të fitoj aq sa ka fituar ai te Milani”, tha braziliani i kuqezinjve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA