Skuadra e Kukësit është kthyer në kryefjalën e merkatos së dimrit, për shkak të emrave të lojtarëve të rëndësishëm me të cilët është përforcuar, si Rroca dhe Shkurtaj.

Këta janë një vlerë e shtuar e skuadrës së Cungut, që duket se në këtë pjesë të dytë të kampionatit do të jetë me një tjetër marsh në ndjekje të Partizanit kryesues.

Aktualisht, verilindorët ndodhen në Turqi në fazë përgatitore, në përpjekje për të rikuperuar maksimalisht lojtarët që i kanë munguar në gjysmën e parë të sezonit, një prej të cilëve edhe mbrojtësi Simon Rrumbullaku.

“Kam qënë shumë kohë jashtë për arsye dëmtimi. Jam rikthyer dhe ndihem mirë. Mund të them që jam gati. Po punojmë fort të arrijmë objektivat. Që kur kam ardhur është rritur niveli, teknologjia po na vlerëson shumë si lojtarë ku jemi”, tha Simon Rrumbullaku, lojtar i Kukësit.

Pas përforcimeve të bëra, presidenti Gjici ka vetëm një kërkesë për trajnerin dhe të gjithë lojtarët, rikthimin te titulli kampion. Kështu, Rrumbullaku beson se gara për titullin e këtij sezoni do të jetë e hapur deri në fund.

“Kampionati është i fortë dhe ka konkurrencë. Për titull jemi ne dhe Partizani, deri në fund. Shpresojmë të kemi edhe ekipe të tjera në garë, por ne do të japim maksimumin për të arritur objektivin”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA