Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug? Nëse nuk po arrin të jetë në qendër të vëmendjes për sukseset sportive, sipas pretendimeve që kanë sportdashësit, skuadra e Flamurtarit mbetet kryefjalë e diskutueshme e futbollit shqiptar.
Javët e fundit, problematika e pagave të prapambetura prej disa muajsh bëri këdo të mendojë për një falimentim të grupit investues nga Turqia, me adimistrator Sinan Idrizin.
Ky i fundit, në një intervistë për Top Channel sqaron pozicionin e investitorëve.
“Të jeni të qetë, ne nuk kemi ndërmend të ikim e nuk kemi ikur nga investimi ynë”, tha Sinan Idrizi, administrator i Flamurtarit.
Ndërkohë, sa u përket pagave të prapambetura, Idrizi thekson se çdo gjë është brenda kontratës.
“Siç kanë marrë nga 3 rroga parapagim, kemi edhe ndonjë vonesë të prapambetur”, tha Sinan Idrizi.
Në fund, Idrizi mbyll gjithçka me një mesazh ndaj qytetarëve vlonjatë.
“Qytetarëve të Vlorës u kam kursyer 6 milionë euro nga taksat e bashkisë dhe u kam respektuar fanellën e klubin, duke mos shitur ndeshje e duke qenë korrekt. Por, nëse dikush di ta bëjë më mirë se mua, le të vijë që sot dhe unë largohem”, tha Sinan Idrizi.
Top Channel