Vendosja e një eksplozivi ka dëmtuar një nga këmbët e shtyllës të linjës të tensionit të larte 400kV, Tirana2 – Podgorice, në Fushe Krujë.

Aktualisht, Njësitë speciale të OST janë duke ndërhyrë për të shmangur stakimin e kësaj linje që do kishte pasoja shumë të rënda në furnizimin me energji elektrike në vend.

Flukset e energjisë që injektohen në këtë linje sot janë 50% e konsumit në gjithë vendin.

OST dënon këtë akt të rëndë kriminal dhe ka kryer veprimet procedurale ne organet e drejtësisë me synim gjetjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA