Agim Krajka, kompozitori i rinisë, i dashurisë, kompozitori i të gjithëve. Fizarmonicisti me individualitet virtuozi, ai që dashuron folklorin, por edhe trendet e muzikës së kohës, vjen së bashku me familjarët në një rrëfim në “Exclusive” për krijimet e tij përgjatë një gjysmëshekulli.

“Artisti i Madh”, “Nderi i Kombit” u shndërrua në më të dashurin për të gjithë, jo vetëm për klasin dhe talentin e tij, por edhe për humorin e dashur e grindën që shpërndante mes miqsh.

“Mjeshtri i Madh” që i shkoi gjyshes, lemzës, kafe Florës, shiut etj., kujton momentet më të rëndësishme të karrierës së tij mes Shqipërisë dhe Amerikës.

“Mesazhi im është që duhet të jemi krenarë që jemi shqiptarë, për vlera që na i njohin më shumë Europa dhe bota, sesa ia njohim vetes. Një popull tmerrësisht i talentuar”, shprehet Agim Krajka.

“Janë dy gjëra. Në radhë të parë nuk bëhet gjë pa disiplinë. Çdo njeriu, i gjithë ky rrugëtim i gjatë, me net të tëra, nuk mund të bëhet pa një disiplinë dhe pa një korrektesë familjare, pa një dashuri familjare”, thotë Semiramis Krajka.

Së bashku më Agimin, familja Krajka zbulon kënaqësitë dhe vështirësitë në rrugën e gjatë dhe të bukur krijuese mes 4 artistësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA