Gazmend Musta, i cili vrau më 2 janar bashkëshorten e tij dhe motrën e saj, ka dalë para trupës gjyqësore të Krimeve të Rënda, e cila ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg.
Nga ambientet e Gjykatës, Musta deklaroi se vrau gruan pasi e kishte ajo kishte ofenduar “Gruan e godita me thikë sepse më ofendoi, s’duroja më”, tha Musta para togave të zeza.
Debati ka nisur gjate drekës së 2 janarit ku e ftuar ishte edhe 18-vjeçarja Merisa Caushi. Gentiana ka kërkuar që të shkojë për vizitë tek prindërit të cilët jetonin në fshatin Drizar, por këtu ka ndeshur në kundërshtimin e bashkëshortit të saj. Pas debateve me bashkëshortin ajo është shprehur se do të merrte fëmijët dhe do të shkonte vetë në fshat. Kjo gjë ka zemëruar së tepërmi Gamozin i cili është shprehur se ai ishte burri i shtëpisë dhe vendoste ai se çfarë do të bëhej. Fill pas sherrit, ai ka rrëmbyer thikën dhe ka goditur bashkëshotren, ndërsa motra e saj ka ndërhyrë për ta ndihmuar, por edhe ajo ka rënë pre e sulmit.
Gjatë seancës 34-vjeçari tregoi se e kishte kryer krimin ne familje në gjaknxehtësi e sipër, pas një debati me bashkëshorten, e cila kishte kërkuar të shkonte për vizite tek prindërit e saj ne fshatin Drizar.
“Nuk i durova dot kundërshtimet e Gentianës”, shtoi më tej vrasësi, i cili kujtoi se pas krimit kishte telefonuar të atin e tij duke i thënë: “vrava Gentianën dhe Merisën, ma bëj hallall babe”.
Prej disa kohesh çifti jetonte në një banesë me qira në lagjen “5 Shkurti” në Ballsh. 34-vjeçari ishte emigrant në Greqi dhe ishte kthyer për festat e fundvitit.
Top Channel