Veriu i vendit është gdhirë këtë të shtunë me temperatura të ulëta, por me mot të kthjellet dhe me diell. Në gjithë pjesën veriore nuk ka më reshje bore.
Në të gjitha rrugët është hedhur kripë dhe skorje dhe janë të kalueshme normalisht përveç segmentit Ura e Çerenecit-Stëblevë, pjesa fundore e të cilit prej 20 km kalohet me zinxhirë, por policia këshillon drejtuesit e mjeteve të jenë të kujdesshëm për shkak të pranisë së ngricave.
Edhe ne aksin Librazhd-Steblevë, në segmentin Lunik-Stebleve qarkullimi rekomandohet të kryhet me zinxhirë.
Reshjet e borës kanë vazhduar edhe përgjatë natës ndërkohë që temperaturat në Korçë janë ulur ndjeshëm.
-12 grade celcius ka shënuar temperatura gjatë natës ndërkohë që në segmentet rrugore vazhdojnë problemet me ngricat. Aktualisht te vetmet akse qe paraqesin probleme janë Korçë-Dardhë dhe Qafa e Qarrit, ndërsa akset e tjera kalohen pa probleme.
Top Channel