55 vjeçari Jani Poda, baba I dy fëmijëve humbi jetën mëngjesin e kësaj të shtune në Korçë për shkak të ftohtit ekstrem.
Në juglindje temperaturat kanë zbritur ne minus 13 gradë. Jani Poda, banor i fshatit Ravonik ishte duke udhëtuar me biçiklete për në pune në një fabrike këpucësh të zonës.
Por për shkak të të ftohtit ka pësuar atak në zemër dhe është rrezuar në rrugë i pajetë. Ata që udhëtonin bashkë me të lajmëruan ambulancën dhe policinë, por gjithçka kishte mbaruar.
Ndërkohë që temperaturat e ulëta kanë krijuar shumë probleme në zonën e juglindjes për shkak të akullit të krijuar në rrugë megjithatë rrugët kalohen lehtësisht.
Drejtuesve të mjeteve i kërkohet të bëjnë kujdes në zonat ku mund të ketë akull. Ne rrugët rurale të Çorovodës ka prezencë të theksuar akulli.
Veriu i vendit është gdhirë këtë të shtunë me temperatura të ulëta, por me mot të kthjellët dhe me diell.
Në gjithë pjesën veriore nuk ka më reshje bore. Në te gjitha rrugët është hedhur kripë dhe skorje dhe janë të kalueshme normalisht përveç segmentit Ura e Çerenecit-Stëblevë, pjesa fundore e te cilit prej 20 km kalohet me zinxhirë, por policia Këshillin drejtuesit e mjeteve të jenë të kujdesshëm për shkak të pranisë së ngricave. Edhe ne aksin Librazhd-Steblevë, në segmentin Lunik-Stebleve qarkullimi rekomandohet të kryhet me zinxhirë.
Edhe në zonën e Pukës temperaturat kanë zbritur në minus 11 grade, ngrica ka edhe në Tropojë, Malësinë e Madhe, Shkodër, Kukës, zonat e thella të Dibrës dhe Bulqizë. Por nuk ka patur reshje dëbore.
Top Channel