Viti 2018 u mbyll me një bilanc tragjik, 15 gra të vrara, 11 prej të cilave u vranë në shtëpi, që duhet të ishte për to vendi më i sigurte, 4 të tjera u vranë aksidentalisht. Edhe 2019 nisi me vrasje, Gentjana dhe Mersia nuk jetojnë më, edhe ato u vranë në shtëpinë e tyre.
Gentjana 34 vjeçe, nënë e dy fëmijëve kishte kërkuar të ishte më e lirë, mos ta mbyllnin në shtëpi dhe ta lejonin të fliste ne telefon.
Por grindja e fundit ishte fatale për të dhe për të motrën 19 vjeçe, e cila duke tentuar ta shpëtonte ju ndërpre jeta nga 15 goditje me thikën e kuzhinës.
Gazmend Musta, i dyshuari që i qëlloi për vdekje të dyja gratë, menjëherë pas krimit mori fëmijët dhe shkoi ne policinë lokale.
Në gjykate ai shpjegoi se kishte shkuar ne polici bashkë me dy fëmijët në mënyrë që mos t’i merrte askush tjetër vajzën dhe djalin, por ti rrisë shteti.
Gazmend Musta ishte braktisur nga familja, e cila nuk kishte bërë asnjë përpjekje për t’i siguruar një avokat mbrojtës, e për këtë arsye gjyqtarja Marsela Balilaj caktoi një avokat falas.
Gjatë seancës 34-vjeçari tregoi se e kishte kryer krimin ne familje në gjaknxehtësi e sipër, pas një debati me bashkëshorten, e cila kishte kërkuar të shkonte për vizite tek prindërit e saj ne fshatin Drizar.
“Nuk i durova dot kundërshtimet e Gentianës”, shtoi më tej vrasësi, i cili kujtoi se pas krimit kishte telefonuar te atin e tij duke i thënë: “vrava Gentianën dhe Merisën, ma bej hallall babe”.
Pendesa e tij ishte e dukshme edhe në gjykate, por ajo është e pavlefshme. Si edhe të tjerët që kanë kryer krime në familje, edhe Gazmend Musta nuk përfiton gjykim të shkurtuar dhe asnjë rrethane tjetër. Kodi Penal per krimet ne familje parashikon vetëm një denim, burgimin e përjetshëm.
Top Channel