Foto nga kërkimet e peshkatarëve të zonës

Pas 4 ditësh kërkimesh, është gjetur më në fund trupi i pajetë i peshkatarit të zhdukur prej mbrëmjes së 31 dhjetorit.

Peshkatari 53-vjeçar, Gëzim Seitllari, nga fshati Memlisht, u gjet mëngjesin e sotëm në breg të liqenit, ku e kishin nxjerrë dallgët, ndërkohë që moti i keq pengoi për dy ditë ekipet e kërkimit, e veçanërisht palombarët të zhyteshin.

Varka me të cilën kishte dalë për peshkim u gjet vetëm një ditë pas zhdukjes së tij, në zonën e Hudenishtit.

Në fillim ishin peshkatarët e zonës që u vunë në kërkim të tij, deri në mbërritjen e palombarëve nga Tirana, por që gjithsesi e kishin të pamundur të zhyteshin ditën e enjte për shkak të të ftohtit të acartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA