Skuadra e Kukësit e ka nisur merkaton dimërore me dy blerje të rëndësishme për vazhdimësinë, si Eduart Rroca dhe Vasil Shkurtaj.
Dy ish-lojtarët e Luftëtarit ishin më të kërkuarit e merkatos, që përpara se ajo të hapej, e me sa duket, skuadra që i ka bindur më shpejt në aspektin sportiv, por edhe atë financiar, është ekipi i Kukësit.
Kukësi prezanton dy afrimet e reja
Në prezantimin e tyre, veç kënaqësisë së shprehur për arritjen e marrëveshjes, presidenti Safet Gjici ka dhënë një mesazh edhe për trajnerin Cungu.
“Nuk dua më justifikime për mospërmbushjen e objektivave”, ka thënë Safet Gjici, president i Kukësit.
Ndërsa Vasil Shkurtaj e sheh zgjedhjen e tij për të luajtur te Kukësi si një trampolinë.
“Kam ardhur këtu të dal kampion, e pse jo edhe të grumbullohem në ekipin kombëtar”, tha Vasil Shkurtaj.
Skuadra verilindore, ashtu si pjesa më e madhe e ekipeve shqiptare, ka filluar nga sot fazën përgatitore në Antalia të Turqisë, ndërkohë që gjysma e dytë e kampionatit do të fillojë më 26 janar.
Top Channel