Zëvendës-presidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, deklaroi në Prishtinë se arritja e një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përmes ndryshimit të kufirit nuk është ide e mirë.

Edhe pse e mbështeti dialogun Kosovë-Serbi si të vetmen zgjidhje mes dy vendeve, duke përmendur edhe qëndrimin e kancelares gjermane Angela Merkel, zyrtari i lartë europian nënvizoi se ndryshimi i kufijve mund të sjellë më shumë probleme se sa arritje pozitive.

“Ne nuk mendojmë se është një hap i mirë te ndryshohen kufijte në këtë zone, sepse kufijtë këtu janë të veçantë dhe kjo çështje është shumë më e ndjeshme sesa në rajone të tjera kudo nëpër botë. Ia thashë kryeministrit Haradinaj se në momentin e parë që dëgjova se disa persona janë duke propozuar ndryshimin e kufijve duke u bazuar në disa marrëveshje, unë u shqetësova shume. Por, në anë tjetër, u ndjeva i lumtur nga qëndrimi i kancelares gjermane Angela Merkel dhe i koalicionit tonë qeverisës, të cilët e sqaruan se ne nuk mendojmë se është një hap i mirë te ndryshohen kufijtë”, tha Rainer Wieland, zv/president, PE.

Wieland foli edhe për liberalizimin e vizave, duke u bërë apel udhëheqësve politik kosovar që mos të premtojnë data për këtë process. Unë do t’ju mbështes, u shpreh ai, do t’iu përkrah që të mos iu shtohen kushte te tjera, por fatkeqësisht nuk mund t’ju premtoj se kur do të realizohet e gjithë kjo sepse se ka disa qeveri që ende nuk binden ta mbështesin liberalizimin e vizave për Kosovën.

Numri dy i PE-së kishte në axhendë dhe një vizite në komunën e Drenasit, e cila vitin e kaluar e shpalli qytetar nderi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA