Pas 4 fitoreve radhazi, Solskjaer kërkon qëndrimin te Man. Utd.

03/01/2019 13:23

Ole Gunnar Solskjaer duket se ka ringjallur Manchester United, pas largimit të Jose Mourinhos. “Djajtë e kuq” fituan ndaj Newcastle, duke regjistruar fitoren e 4-t radhazi, me Solskjaerin që barazoi rekordin e një emri të njohur si Matt Butsby.

Së bashku, ata numërojnë nga 4 suksese në po kaq ndeshje të para të tyre në stolin e klubit anglez, një rekord për të cilin Solskjaer duket se nuk mendon shumë.

“Është një rekord për t’u shkruar në libra, por unë nuk e mendoj gjatë”, thotë Solskjaer, të cilit i është shtuar dëshira për të qëndruar në stolin e Manchester United përtej muajit qershor, kur i skadon kontrata me “djajtë e kuq”.

“Nuk dua të largohem. Por, në këtë moment po mendoj për ndeshjen e radhës. Unë do të bëj punën time, për sa kohë që do të jem në këtë detyrë”, tha Solskjaer në konferencën për shtyp, të zhvilluar pas ndeshjes.

Sfida e radhës në kampionat e Manchester United do të jetë një provë e vërtetë zjarri, pasi “djajtë e kuq” do të luajnë fundjavën e ardhshme me londinezët e Tottenhamit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA