9 pika bastesh u mbyllën përpara një jave në Ferizaj përpara një jave pas një aksioni të ndërmarrë nga inspektorati i kësaj komune në bashkëpunim me policinë.

Në shpjegimet e dhëna theksohej se shumica e këtyre aktiviteteve nuk zotëronin një certificate biznesi e as kushtet minimale teknike për zhvillimin e veprimtarisë.

Kryetari i Komunës, Agim Aliu thotë se do t’i kërkojë qeverisë së Kosovës mbylljen e të gjitha lojërave të fatit dhe salloneve të masazhit në zonë.

“Vërtet do të duhej që edhe vetë qeveria të reflektonte mbi ligjin e lojërave të fatit. Unë do t’i kisha mbyllur të gjitha bastoret dhe kazinotë kudo që janë ato, por veçanërisht në Ferizaj”, u shpreh Agim Aliu, kryetar i komunës së Ferizajt, Kosovë.

Aliu është angazhuar me kohë për atë që e cilëson si tolerance zero ndaj bizneseve që çdo dite favorizojnë informalitetin fiskal dhe rrezikojnë mirëqenien e qytetareve.

Ndërkohë, ai u ankua se Ferizaj po penalizohet në aspektin buxhetor për shkak të keqmenaxhimit të qeverisjes së kaluar. 90 përqind e buxhetit të këtij viti sipas tij është borxh i komunës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA